Periudha e pandemisë dhe izolimit për shkak të COVID-19 ka pasur ndryshim të përditshmërisë dhe tek të sëmuret e shëndetit mendor në spitalin psikiatrik të Elbasanit.
Ndonëse të izoluar brenda kabineteve të spitalit, virusi ka detyruar edhe këtë shtresë që të ndryshojë mënyrën e të jetuarit, të kuruarit dhe takimet me familjarët.
Por si e ka përjetuar dhe si është përshtatur kjo shtresë në këtë periudhë izolimi?

“Na u desh t’i shpjegonim çfarë i kishte ndodhur atyre, si dhe çdo personi tjetër në botë. Ata bënin pyetje të ndryshme, jo të ndryshme nga ato që bënim ne në shtëpitë tona. Ky për ata është vendi më i mirë për ta kaluar këtë situatë, se edhe kushtet në shtëpitë e tyre do te ishin më të vështira” thotë për A2 Adela Lamçja, psikologia e spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi”.
Duke qenë se rihapja do të jetë graduale, psikologia tregon edhe masat që ka marrë stafi mjekësor i këtij spitali për të zhvilluar seancat e kurimit dhe aktivitetit për të cilat kjo shtresë ka nevojë.
“Ndoshta do ta kemi vështirë të dalim në komunitet, prandaj po i rimodelojmë këto aktivitete brenda institucionit”, tregon psikologia. (A2 Televizion)