Zjarr në një pallat në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 10:19 | Kronikë

Një banesë në katin e katërt të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e së martës.

Shtëllunga të mëdha tymi janë parë të dalin nga banesa, që ndodhet në kryqëzimin mes Rrugës së Barrikadave dhe Unazës së Tiranës.

Sipas Policisë, zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetases F. A., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos