Rriten infektimet në Francë, mbi 100 mijë raste në ditë, shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 11:05 | Bota
Rriten infektimet në Francë, mbi 100 mijë raste në

Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infektimeve me koronavirus brenda ditës, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.

Edhe numri i pacientëve të shtruar në spitale për shkak të koronavirusit është dyfishuar në Francë, përgjatë muajit të fundit. Shumica e rasteve të infektimeve të reja janë të lidhura me variantin Omicron, për të cilin ekspertët thonë se do të jetë variant dominues në Francë në ditët në vazhdim.

Njëkohësisht më shumë se 1 mijë persona vdiqën në Francë për shkak të virusit përgjatë javës, duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 122 000.

Qeveria e Francës pritet të mblidhet më 27 dhjetor, për të diskutuar rreth hapave të rinj, ndërsa shpreson që procesi më i shpejtë i vaksinimit do të mjaftojë që vendi të mos izolohet sërish.

Franca ka rekomanduar që të rriturit të marrin vaksinën përforcuese kundër COVID-19, vetëm tre muaj pas dy dozave të para, duke ndryshuar udhëzimin që doza përforcuese të merrej pas pesë muajsh.

Ndryshe nga disa vende të tjera europiane, presidenti Emmanuel Macron deri më tani i ka rezistuar vendosjes së kufizimeve të reja të ashpra për të luftuar variantin Omicron, duke shpresuar se programi i dozave përforcuese do të parandalojë që sistemi shëndetësor të mbingarkohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos