Vdekja e nobelistit Tutu, Afrika e Jugut dhe bota nderojnë heroin, 1 javë homazhe

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 12:34 | Bota
Vdekja e nobelistit Tutu, Afrika e Jugut dhe bota nderojnë heroin, 1

Do të zgjasin një javë homazhet në Afrikën e Jugut, për heroin kundër aparteidit, Kryepeshkopin Desdemond Tutu, i cili u nda nga jeta të dielën në moshën 90-vjeçare. Planet parashikojnë një ceremoni shtetërore që do të zgjasë dy ditë, para funeralit zyrtar më 1 janar në Cape Town. Tutu ishte një prej personaliteteve më të njohur e të nderuar të Afrikës së Jugut, dhe mesazhet e ngushëllimit kanë ardhur nga e gjithë bota përfshirë mbretëreshën Elizabeth, presidentin amerikan Joe Biden dhe Papa Françeskun.

“Në këtë sezon të gëzueshëm kur shumë njerëz festojnë me familjarë e miq, ne humbëm një prej njerëzve më të shquar, më të guximshëm e më të dashur mes nesh. Kryepeshkopi Desdemond Tutu ishte një prej njerëzve më patriot, jeta e të cili ju kushtua shërbimit të të tjerëve. Në shumë mënyra, ishte thelbi i njerëzimit”, u shpreh Cyril Ramaphosa, presidenti i Afrikës së Jugut.

Bashkëkohës i Nelson Mandelës, Tutu u vlerësua me çmimin Nobel për paqen në vitin 1984 për rolin e tij në betejën për rrëzimin e sistemit të aparteidit, i vendosur nga qeveria e pakicës së bardhë kundër shumicës me ngjyrë në Afrikën e Jugut nga 1948 deri në 1991. Te dielën, afrikano-jugor të të gjitha moshave ndaluan në katedralen e Saint Geogre në Cape Town për të vendosur lule e për t’i bërë homazh heroit kombëtar.

“Ai ka qenë një personazh kyç për të gjithë afrikanët dhe një personazh shumë i rëndësishëm për botën. Do të na mungojë shumë, por trashëgimia e tij do të jetojë”, tha Rupaire Koopman.

Bashkia e Cape Town u ndriçua me të përpurt në nderim të Kryepeshkopit. Presidenti Biden tha se ishte zemërthyer për vdekjen e atij që e quajti shërbëtor të vërtetë të Zotit dhe njerëzve, ndërsa paraardhësi i tij, Barak Obama, e përshkroi Tutu si mendor, mik dhe busull morale. Mbretëresha Elizabeta tha se i kujtonte me dashuri dhe humor takimet me të.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos