
Të paktën 18 persona, kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur, si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë disa rajone të Brazilit.
Situata është tepër alarmante dhe për këtë arsye 58 komuna kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa mbi 35 mijë persona u evakuuan nga banesat e tyre.
Autoritetet në Bahia po qëndrojnë në gatishmëri dhe po hasin vështirësi me strehimin e personave të zhvendosur. (A2 Televizion)