Publikohet raporti i Mueller, Barr: Trump nuk bashkëpunoi me Rusinë për zgjedhje

Nga A2 CNN
19 Prill 2019, 08:42 | Bota
Publikohet raporti i Mueller, Barr: Trump nuk bashkëpunoi me Rusinë

Nuk ka asnjë provë për bashkëpunim me Rusinë, apo pengim të drejtësisë. Këtë e tha prokurori i Përgjithshëm William Barr gjate konferencës për shtyp, gjatë së cilës njoftoi publikimin e raporti të Robert Mueller, mbi bashkëpunimin e mundshëm të ekipit të fushatës se Donald Trump me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës.

Barr shpjegoi se Mueller analizoi 10 episode të sjelljes së Donald Trump ndaj hetuesve. Kjo ishte edhe pika më e pritur, pasazhi që gjatë javëve të fundit nxiti polemika në kongres mes demokratëve dhe republikanëve. Megjithatë Barr, ministri i Drejtësisë, tha se në këto episode, nuk është evidentuar asnjë provë se presidenti ka penguar drejtësinë.

“Pasi shqyrtuam me kujdes faktet dhe teoritë ligjore të parashtruara në raport, zëvendësprokurori i Përgjithshëm dhe unë arritëm në përfundimin se provat nuk janë të mjaftueshme për të sugjeruar se presidenti pengoi drejtësinë”, u shpreh William Barr, Prokuror i Përgjithshëm.

Sipas tij, Shtëpia e Bardhë ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetuesit, e nuk është përpjekur të korruptojë dëshmitarët. Ndërkaq, prokurori i Përgjithshëm, theksoi se ekzistojnë provat për të vërtetuar ndërhyrjet e qeverisë ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës. Kopje të raportit prej 400 faqesh ju dorëzuan fillimisht Kongresit, e më pas do të publikohen në internet.

Publikimi i raportit, me disa pjesë që do të jenë të mbuluara me bojë të zezë për të mbrojtur disa informacione të ndjeshme, pritet të shkaktojë një betejë të re politike në Kongres.

CNN po publikon detaje të raportit minutë pas minuti. Një ngamë interesantit është ai, ku thuhet se pasi mësoi emërimin e Robert Mueller si hetues i çështjes, Trump ishte shprehur se presidenca e tij kishte marrë fund. Jam i mbaruar, citohet të ketë thënë kreu i Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos