Publikoi në Facebook video intime të një vajze të mitur, arrestohet një burrë në Pejë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 10:55 | Kosova
Publikoi në Facebook video intime të një vajze të mitur,

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një burrë, i cili akuzohet se ka publikuar në rrjetet sociale një video pornografike të një vajze të mitur.

Episodi i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku sipas policisë, pas arrestimit, autori është dërguar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në rrjetin social ka publikuar video pornografike të viktimës femër kosovare, e mitur. Pas sigurimit të provave është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”. (A2 Televizion)

NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS

A2 CNN Livestream

Latest Videos