
Real Madrid shpërdoroi një mundësi të mirë për t’iu afruar me një pikë bashkëqytetarëve të Atleticos, duke barazuar 0-0 ndeshjen kundër Getafes. Një rezultat zhgënjyes duke parë luftën e fortë për titull dhe gjendjen modeste të kundërshtarit të sotëm, që renditet në vendin e 15-të.
Los Blancos luanin pa elementë të rëndësishëm veçanërisht në mbrojtje dhe dukeshin të lodhur nga beteja me Liverpool gjatë javës, ndërkohë që portieri i tyre Courtois ishte protagonist dhe shmangu disa herë golin.
Reali me barazimin e sotëm largohet me tre pikë ndaj Atleticos që sot shpartalloi Eibar 5-0, ndërkohë që Barcelona ende duhet të luajë ndeshjen për shkak të finales së kupës, dhe mund të kapërcejë Realin në vendin e dytë. (A2 Televizion)