Putin: Biden, burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga Trump

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 18:29 | Bota
Putin: Biden, burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga

Vladimir Putin i bëri një kompliment të rrallë homologut amerikan, Joe Biden, duke e quajtur një “burrë shteti me përvojë”. “Ai është shumë ndryshe nga presidenti Donald Trump”, tha Putin në konferencën për media pas takimit 4-orësh. Më parë, Biden e ka quajtur Putinin “vrasës”...

Pasi gazetarët i kujtuan një shprehje të Biden, i cili dikur i ka thënë Putinit se “nuk ke shpirt”, Putin u përgjigj: “Ai është një person konstruktiv, i ekuilibruar, me përvojë. E prisja këtë. Ai foli për familjen e tij dhe bisedat që bënte me të ëmën. Këto gjëra nuk është se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punët tona, por tregojnë cilësitë dhe vlerat e tij. Kjo nuk do të thotë se duhet të shohim sytë dhe shpirtin e njëri-tjetrit. Ne mbrojmë interesat e shteteve tona dhe kjo bëhet me pragmatizëm”.

Por pavarësisht komplimenteve, Putin tha se Biden nuk e kishte ftuar të vizitonte Shtëpinë e Bardhë dhe as ai nuk e kishte ftuar të vizitonte Kremlinin. (A2 Televizion)

Klikoni këtu për të mësuar gjithçka mbi samitin Biden-Putin

A2 CNN Livestream

Latest Videos