Respektimi i të drejtave të njeriut, Putin i kujton Amerikës Guantanamon dhe procedimet ndaj protestuesve

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 18:29 | Bota
Respektimi i të drejtave të njeriut, Putin i kujton Amerikës

Vladimir Putin nuk pranoi kritikat për mosrespektim të të drejtave të njeriut, duke thënë se në SHBA po vriten njerëz çdo ditë.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të japin shumë përgjigje kur vjen puna te të drejtat e njeriut, sidomos nëse marrim si shembull Guantanamon. Gjithashtu, po vriten njerëz çdo ditë me armë zjarri në SHBA. Çfarë është kjo? Nuk është dhunim i të drejtës së njeriut?”, tha Putin.

Tepër sekret dhe me kontakte shumë të kufizuara të burgosurve me personat e tyre të afërm, burgu i Guantanamos simbolizoi me vite qasjen e ashpër të administratës amerikane ndaj terrorizmit, ku nuk munguan edhe metoda hetimi të cilësuara nga organizatat ndërkombëtare si tortura të mirëfillta.

Aktualisht, ende 40 të burgosur ndodhen në Guantanamo, pa afat dënimi, ndërkohë që për disa prej tyre, pas dy dekadash, ende nuk është  finalizuar një akuzë e mirëfilltë.

https://a2news.com/2021/02/12/drejt-mbylljes-famekeqi-guantanamo/

Më tej, Putin kujtoi edhe protestat në Kongresin amerikan, ku mbeti e vrarë një protestuese dhe u ndaluan qindra persona.

“400 njerëz me bindjen të caktuara politike po hetohen, pasi shkuan për të protestuar në Kongres. Dhjetëra prej tyre janë ende të arrestuar, nuk dihet mbi çfarë akuzash. Një protestuese u vra aty, pa qenë e dhunshme. Dua të them që shumë vende janë në të njëjtën situatë, ne e kuptojmë SHBA-në dhe prandaj nuk duam që të tilla gjëra të ndodhin edhe në Rusi”, deklaroi Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos