
Pas votës në Dhomat e Parlamentit, presidenti rus, Vladimir Putin, firmosi zyrtarisht ligjin për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase.
Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia kontrollohen pjesërisht nga forcat ruse, prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Një ditë më parë, dokumentet për aneksim u miratuan nga të dyja dhomat e Parlamentit rus.
Putin e ka bërë të ditur vendimin për aneksim pas mbajtjes së të ashtuquajturave referendume në këto katër rajoneve.
Perëndimi dhe Kievi i kanë konsideruar këto procese në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. (A2 Televizion)