
Tre oficerë policie janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur në Francën qendrore.
Ata po i përgjigjeshin një thirrjeje mbi dhunën në familje dhe u qëlluan nga një burrë 48-vjeçar, ndërsa u përpoqën të shpëtonin një grua, në një shtëpi afër Puy-de-Dome kur sulmuesi hapi zjarr.
Tre oficerët e policisë u vranë nga një i çmendur, në një fshat të izoluar afër Saint-Just (Puy-de-Dome), njoftoi zyra e prokurorit Clermont-Ferrand të mërkurën në mëngjes, dhe një i katërt u plagos.
Personi i armatosur qëlloi drejt oficerëve para se t’i vinte zjarrin shtëpisë, ndërsa gruaja raportohet se është në gjendje të sigurt.
I dyshuari thuhet se është i njohur për autoritetet për çështjet e kujdestarisë së fëmijëve.
(A2 Televizion)