Video e plotë/ Momenti kur Rudolf Nikolli sulmon me thikë besimtarët brenda dhe jashtë xhamisë

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 19:55 | Kronikë
Video e plotë/ Momenti kur Rudolf Nikolli sulmon me thikë

A2 ka siguruar videon e plotë të sulmit me thikë të Rudolf Nikollit ndaj besimtarëve brenda dhe jashtë xhamisë “Dine Hoxha”, në Rrugën e Kavajës.

Në pamje, shihet 34-vjeçari që sulmon në rrugën përpara xhamisë disa persona, para se të hyjë në xhami dhe t’i vërsulet personit të parë që shikon. Pasi e kupton rrezikun dhe largohet nga agresori, Nikolli i drejtohet një tjetër personi, të cilin e godet dy herë me thikë.

Më pas, nis të vrapojë nëpër xhami në ndjekje të besimtarëve të tjerë, derisa del sërish në rrugë duke i vrapuar nga pas besimtarëve.

Rudolf Nikolli akuzohet për “akte për qëllime terroriste” dhe çështja ndaj tij i ka kaluar antiterrorit. 34-vjeçari plagosi 5 persona, dy prej tyre i qëlloi me thikë jashtë ambienteve të xhamisë. Më pas, hyri në objektin e kultit duke plagosur dhe tre persona të tjerë. Kjo ngjarje shënoi rastin e parë në Shqipëri, ku një person kryen një akt të tillë në një objekt kulti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/19/plagosi-me-thike-5-persona-ne-xhami-dalin-pamjet-e-ndalimit-te-autorit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos