Strukturat e Mbrojtjes së Votës, Hajdarmataj: Nuk janë struktura kriminale

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 22:08 | Kronikë
Strukturat e Mbrojtjes së Votës, Hajdarmataj: Nuk janë struktura

Arben Hajdarmataj, ish- drejtuesi i lartë i Policisë, shpjegoi në “Absolut 4” në A2 se çfarë janë Strukturat e Mbrojtjes së Votës.

“Zoti Gazment Bardhi përdor termin “strukturë”, por tjetër gjë është struktura e mirorganizuar dhe tjetër gjë janë disa persona, ish-punonjës policie, që janë atashuar pranë shtabeve elektorale. Unë mendoj se kjo është e drejta e çdo qytetari, që të punojë nëpër shtabe elektorale. Komente si “struktura kriminale” apo “struktura të armatosura”, janë të tepërta. Duke pasur specializimin përkatës, këta ish-punonjës të Policisë së Shtetit janë atashuar për një qëllim të vetëm: që të marrin informacion, ta përpunojnë dhe t’ia tregojnë Policisë së Shtetit se kush janë personat që mund të shesin apo blejnë votat. Këtë nuk e bën dot vetë kandidati”, u shpreh Hajdarmataj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos