Mesazhi i Mbretëreshës Elisabeth për Krishtlindje: Nuk jeni vetëm

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 22:03 | Bota
Mesazhi i Mbretëreshës Elisabeth për Krishtlindje: Nuk jeni

Mbretëresha britanike, Elisabeth ka mbajtur fjalimin e saj tradicional të Krishtlindjes, duke i dhënë një mesazh shprese të gjithë personave që nuk janë afër familjes dhe miqve.

Duke shprehur keqardhjen e saj për faktin se shumë persona nuk mund të mblidheshin për festa me njerëzit e dashur, mbretëresha i siguroi ata që nuk janë vetëm, ndërsa shtoi se koronavirusi pavarsisht vështirësive që solli, i ka bashkuar njerëzit dhe i ka bërë ata më të fortë.

“Nuk jeni vetëm. Në fakt është e jashtëzakonshme, sesi një vit, që na mbajti larg njëri tjetrit, përmes disa rrugëve na ka bashkuar më shumë”, u shpreh ajo, gjatë fjalimit.

Monarkja 94-vjeçare shtoi se familja mbretërore është mahnitur nga vullnetarët që kanë ndihmuar komunitetet e tyre duke i dhënë Mbretërisë së Bashkuar por dhe botës, shembuj të jashtëzakonshëm solidariteti.

Për shkak të situatës së koronavirusit,  Mbretëresha Elizabet dhe Duka i Edinburgut, Princi Filip, po kalojnë festën e Krishtlindjeve në kështjellën Windsor, të veçuar nga familja e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos