Vriten 5 anëtarë të një familje ditën e Krishtlindjes

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 10:10 | Bota
Vriten 5 anëtarë të një familje ditën e Krishtlindjes

Pesë persona, të cilët dyshohet nga e njëjta familje, janë gjetur të vdekur brenda një rezidence në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditën e Krishtlindjes.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë rreth orës 17:00 të së premtes për një aktivitet të dyshimtë brenda një shtëpie, ndërsa kur mbërritën në vendin e ngjarjes, forcat e policisë gjetën trupat e pajetë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se mund të jenë vrarë, por ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë janë të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos