
Të paktën 10 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në Nigeri, pasi militantët e Boko Haram sulmuan një fshat të krishterë dhe dogjën një kishë në vigjilje të Krishtlindjes.
Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet raportohet se persona të armatosur sulmuan fshatin e Pemit në Borno dhe qëlluan civilët pa asnjë paralajmërim.
Boko Haram prej kohësh ndërmerr sulme në veri të Nigeri, pasi ka si qëllim të rrëzojë qeverinë dhe të krijojë një shtet islamik. Ata promovojnë një version të Islamit që ndalon myslimanët të marrin pjesë në aktivitete që nuk burojnë nga tradita islamike. (A2 Televizion)