
Policia ka njoftuar kapjen e autorit të vrasjes së Enkelejda Çapokut, ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku, i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.
34-vjeçari ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)