
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzon kërkesën e Oltion Veselit për lirim nga qelia. Veseli është një prej të arrestuarve për grabitjen e miliona eurove në Rinas.
Ai kishte kërkuar lirimin që prej prillit të vitit të kaluar, kur dosja ishte në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ai pretendonte se vendimi që e la në burg ishte marrë në mungesë të provave dhe fakteve. Por Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk e vlerësoi kështu.
Oltion Veseli dyshohet se ka pasur rol aktiv gjatë grabitjes së 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit. Krutani 38-vjeçar dyshohet të jetë personi krah Admir Muratajt teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit. Veseli dyshohet edhe si element i radikalizuar, që në vitin 2003 ka përfunduar në burgjet afgane si përkrahës i forcave talebane. (A2 Televizion)