Vjedhjet e pakove në dyert e shtëpive janë një fenomen i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo “grabitje” është me të vërtetë e lezetshme.
Një çift në Dallas të Teksasit mbeti pa fjalë kur pa në kamerat e sigurisë se pakoja me produkte kozmetike që priste u rrëmbye nga një qen i madh i bardhë.
Pronarët e shtëpisë e denoncuan ngjarjen në polici, por qeni “hajdut” ende nuk është gjetur. (A2 Televizion)