Qeveria alokon 420 milionë lekë për punonjësit e Rafinerisë së naftës në Ballsh

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 15:28 | Sociale
Qeveria alokon 420 milionë lekë për punonjësit e

Qeveria shqiptare ka vendosur të alokojë një fond prej 420 milionë lekësh për të kompensuar punonjësit dhe ish-punonjësit e Rafinerisë së naftës në Ballash.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ata do të përfitojnë “një pagesë kalimtare, në masën e pagës minimale. Gjithashtu do t’u paguhen edhe sigurimet shoqërore për periudhën janar 2022-dhjetor 2022.

Pagesa do të kryhet për secilin punonjës pranë zyrës së punësimit, ku kanë vendbanimin. Pagesa përfitohet nga punonjësit, pavarësisht nëse kanë përfituar apo jo më parë ndihmë financiare.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit për zbatimin e këtij vendimi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/24/qyteti-qe-lindi-dhe-po-vdes-nga-nafta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos