
Ditët e para të shkurtit po shënojnë ulje të infektimeve nga varianti Omicron. Konstatimi vjen nga epidemiologët në terren, pas testimit të rasteve te dyshuara dhe hetimit epidemiologjik.
Ndryshe nga javët e para të janarit, kur Omicron ishte në kulmin e përhapjes, këtë periudhë numri më i lartë i infektimeve është në zonat periferike të Tiranës, si Kamza e Bathorja.
Epidemiologët tregojnë se ka ende raste brenda institucioneve arsimore, fëmijë dhe mësues të infektuar, por në shifra më të ulëta se javë më parë.
Gjatë valës Omicron, epidemiologët kanë konstatuar se zonat dhe qytetet me nivelin më të lartë të vaksinimit e kanë kaluar më lehtë këtë variant, madje shumë qytetarë kanë dalë asimptomatikë gjatë hetimit epidemiologjik.
Krahasuar me javët e para të janarit, në ditët e para të shkurtit, janë përgjysmuar infektimet ditore, por po rriten humbjet e jetës. (A2 Televizion)