Qeveria ka hapur garën për zëvendësimin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, institucionit përgjegjës për licencimin dhe monitorimin e tregut të sigurimeve, atë të letrave me vlerë, fondet e pensionit dhe veprimtaritë financiare jo bankare.
Këtë post e mban prej prillit të vitit 2017, ish-deputeti i PS, Ervin Koçi, mandati i të cilit si anëtar i bordit do të skadojë në vitin 2022. Aktualisht në bordin e AMF mungon një anëtar, i cili do të emërohet nga Kuvendi pas propozimit të qeverisë dhe do të marrë pozicionin e drejtorit ekzekutiv.
Kriteret për kandidaturën janë eksperienca në fushën e financave, sigurimeve, apo biznesit dhe të mos qenit i angazhuar në funksione drejtuese partiake. (A2 Televizion)