Punimet në Unazën e Re, IKMT shemb me tritol pallatin 6-katësh

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 19:51 | Aktualitet
Punimet në Unazën e Re, IKMT shemb me tritol pallatin 6-katësh

Punimet për zgjerimin e Lotit të Parë në Unazën e Re, kanë vijuar përgjatë kësaj jave ku janë shembur 6 ndërtesa, ndërsa në total u prishën 42 godina.

Ekspertët e IKMT-së dhe ata të xhenios, shembën këtë të premte, nëpërmjet shpërthimit, një pallat 6-katësh në këtë segment.

Shpërthimi për shembjen e kësaj godine u realizua me 10 kg tritol, pasi policia mori masa më herët për të mos lejuar kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Godina më herët funksiononte si qendër tregtare, ndërsa së fundmi aty ishin strehuar 70 banorë të zonave te prekura nga tërmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos