Dekriminalizimi, Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 19:08 | Aktualitet
Dekriminalizimi, Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun e

Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka regjistruar procedimin hetimor për Kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Burime zyrtare pranë prokurorisë thanë se ka nisur verifikimi për figurën e tij.

Procedimi u regjistrua pas mbërritjes së materialeve  nga Partia Demokratike, e cila pretendon se Ismailaj është  dënuar nga gjykata greke, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar në mungesë, me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje dhe nuk e ka vuajtur dënimin.

Prokuroria tha se njësia e dekriminalizimit do të nisë procedurat për letër-porosi drejtuar shtetit grek si dhe informacion nga autoritet vendore në lidhje me këtë fakt.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/10/pd-publikon-dokumentin-qerim-ismailaj-i-denuar-me-3-vite-burg-ne-greqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos