
Qeveria ka miratuar shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë.
Nëpërmjet një VKM-je të miratuar në vigjiljen e Krishtlindjes, duket se pala shqiptare i ka dërguar një mesazh fqinjit grek dhe ka vendosur vijimin e procedurës së ndërtimit të varrezave të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke, në vitet 1940-1941.
Kjo ka qenë edhe një nga kërkesat e ngritura nga pala greke në momentin e nisjes së dialogut ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull ndërmjet dy vendeve. (A2 Televizion)