Qeveria shkarkon kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 15:37 | Politikë
Qeveria shkarkon kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici

Qeveria ka shkarkuar kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të videos intime. Lajmin e dha ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.

“Këshilli i Ministrave mori vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kreut të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici”.

Më herët, kreu i rikonfirmuar nga zgjedhjet e 14 majit i Bashkisë së Kukësit, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje nga zyra e tij, ku ai shfaqet në momente intime me një grua.

Safet Gjici akuzon kundërshtarët e tij në zgjedhje, të cilët sipas tij, vetëm duke e futur në një kurth të tillë mund të fitonin përballë tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/16/videoja-intime-ne-zyre-gjici-jep-doreheqjen-me-ngriten-kurth/

A2 CNN Livestream

Latest Videos