
Manchester City ka fituar me lehtësi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Anglisë në atë që duhet të ishte një përballje e vështirë, pasi shorti iu kishte rezervuar rivalët e përjetshëm të Manchester United.
City fitoi 3-1 në transfertë përballë “Djajve”, duke bërë që takimi i kthimit të jetë thjeshtë një formalitet.
Djemtë e Guardiolës e shënuan 3 herë brenda 39 minutave të pjesës së parë përballë një United totalisht të shpërfytyruar. Në pjesën e dytë United realizoi dhe golin e nderit me Rashford në të 70-ën, por kaq, pasi “Qytetarëve” iu desh vetëm të menaxhonin minutat e mbetura.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Ligës së Anglisë është ajo mes Leicester dhe Aston Villës. (A2 Televizion)