“Qytetarët të thonë fjalën e tyre”, Kurti pas votimit: Sot ditë e bardhë, si e ardhmja jonë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 10:06 | Kosova
“Qytetarët të thonë fjalën e tyre”, Kurti pas

“Sot është ditë e bardhë dhe e ndritshme siç do të jetë e ardhmja jonë”. Me këto fjalë iu është drejtuar gazetarëve lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, pasi hodhi votën, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Në deklaratën e shkurtër për mediat, Kurti u bëri apel qytetarëve që të votojnë me dashuri për vendin për demokraci dhe legjitimitet.

 “Sot është ditë e bardhë dhe e ndritshme siç do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet për legjitimitet. Sot, kjo nevojë është e drejtë që paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe përdorur. Kosova këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashuri për vendin duhet të votojmë”.

I pyetur sesa për qind të votave mund të marrë koalicioni i tij, Kurti u përgjigj: “Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos