Qytezës së 84 liqeneve i mungojnë 10 mijë turistë

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 16:05 | Sociale
Qytezës së 84 liqeneve i mungojnë 10 mijë turistë

Kryeqendra e Dumresë, Belshi turistik i 84 liqeneve, ka përjetuar në këto dy muaj të pandemisë, periudhën më të vështirë në historinë e tij. Si rrallë ndonjëherë, në Belsh janë parë vetëm banorët vendas, të cilët nuk ishin mësuar të përshëndesnin në rrugë vetëm njëri-tjetrin.

Veçanërisht në pranverë, Belshi tejmbushej me vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët shijonin natyrën, mikpritjen dhe gatimet tradicionale të zonës. Por ndryshe e gjeti kjo pranverë këtë qytezë turistike. Këtë fakt e pohon edhe koordinatori për informimin në bashkinë e Belshit, Albert Hysa.

Por, ata që kanë ndjerë më shumë këtë izolim kanë qenë pronarët e bujtinave, të cilët në këtë kohë kishin pikun e klientëve. Por pavarësisht asaj që ka kaluar, shpresa mbetet që pas datës 18 kur është njoftuar hapja e bareve dhe restoranteve, edhe Belshi, ashtu si gjithë zonat e tjera turistike, shpreson të thithë vizitorët e munguar, të cilët me shumë gjasë do të jenë vetëm vendas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos