"Diskoteka një vit pa licencë", detaje nga tragjedia me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 11:54 | Ballkani

"Diskoteka një vit pa licencë", detaje nga tragjedia me 51

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia me 51 të vdekur në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut. Gazetari i A2 CNN Tomorr Avdia, i cili ndodhet në vendngjarje raporton se diskoteka në Koçan ka punuar një vit pa licencë

“Mësohet se diskoteka “Puls” në Koçan, ku nga zjarri jetën humbën 51 persona, prej një viti nuk ka pasur licencë që lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Licenca e fundit është dhënë më 13.03.2023, me afat 1 vjeçar. Diskoteka ka qenë në pronë private, pronarët e së njëjtës janë ndërruar disa herë”, raporton gazetari i A2 CNN.

Sipas dokumentit të siguruar, pronari ka pasur licencë deri më 24 mars të vitit të kaluar.

Ndërkohë policia ka arrestuar disa perona përfshirë dhe pronarin e lokalit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos