Robelli: Gabim që Ali Ahmetit i jepet titulli “Doktor Nderi” nga universitetet në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 22:21 | Ballkani

“Mendoj që është gabim që çdo universitet i Tiranës i jep titullin “Doktor Nderi” Ali Ahmetit. Edhe kjo është një lloj ndërhyrje në zgjedhje”.

Kështu u shpreh gazetari Enver Robelli, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, duke iu referuar zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

“Sa i përket sovranizmit, ne e pamë që zoti Rama bëri një shaka për Presidentin Trump në Kopenhagë dhe u detyrua pastaj të shkruaj një roman në Tëitter ku kërkonte falje. Thoshte ishte shaka mes miqve e andej-këtej”, tha Robelli.

“Shqipëria është shtet i konsoliduar, është anëtar i NATO-s. Nëse ecin mirë punët, për 3-4 vite do të jetë anëtare e BE-së. Kështu që, unë jam për vlerësim realist të fuqisë së një shteti. E dyta, sa më shumë koncentrim në probleme konkrete e sa më pak në vizione të cilat janë pa ndonjë bazë për qytetarët”, shtoi Robelli.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos