Dinamo vijon ëndrrën europiane. Pas eliminimit të Aluminij, skuadra e Ilir Dajës përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme në turin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, ku përballë do të ketë letonezët e Auda. Blutë synojnë të zgjasin rrugëtimin historik në Europë dhe të afrohen edhe më shumë me fazën "play-off".
Optimizmi nuk mungon as te emrat e mëdhenj të klubit. Legjenda e Dinamos, Faruk Sejdini, në një intervistë për A2 CNN, u shpreh se kjo skuadër ka treguar karakter dhe cilësi në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, Dinamo duhet të luajë me të njëjtën qetësi dhe guxim që tregoi në raundin e kaluar, pasi kualifikimi është plotësisht i arritshëm.
Teksa shprehu keqardhjen që nuk mundi të ishte në Letoni, "Xhaxhi" ka një mesazh për kryeqytetasit në prag të kësaj sfide.
Tashmë, vëmendja është e gjitha te përballja me Audën. Një tjetër sukses do ta çonte Dinamon shumë pranë fazës "play-off" të Conference League, duke vazhduar një rrugëtim që ka rikthyer entuziazmin te tifozët.
(A2 Televizion)