A do arrihet armëpushimi në Gaza? Presidenti Trump do të takohet me Netanyahun javën e ardhshme

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 16:43 | Bota

A do arrihet armëpushimi në Gaza? Presidenti Trump do të takohet

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se zyrtarët e SHBA-së thanë se takimi do të zhvillohet teksa Trump kishte planifikuar të shkonte në Floridën Jugore dhe pas deklaratave të tij se është e mundur të arrihet një armëpushim në Gaza brenda një jave.

Ndërkohë të dielën, Trump shkroi në rrjetet sociale: "BËJENI MARRËVESHJEN NË GAZË. KTHENI PENGJET!!!".

Vizita e Netanyahut nuk është njoftuar zyrtarisht dhe zyrtarët që thanë se do të mbahet, folën në kushte anonimiteti, shkruan A2 CNN.

Një zyrtar izraelit në Uashington konfirmoi gjithashtu se takimi do të zhvillohet, ndërkohë që gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos