Abbas Araghchi: SHBA-të po kërkojnë negociata, Irani po vlerëson situatën

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 17:09 | Bota

Abbas Araghchi: SHBA-të po kërkojnë negociata, Irani po

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur objektivat e tyre në përballjen me Iranin dhe për këtë arsye po kërkojnë rikthimin në negociata.

Gjatë një vizite në Moskë, Araghchi u shpreh se Teherani po e shqyrton aktualisht këtë mundësi, duke vlerësuar situatën.

“Irani po përballet me superfuqinë më të madhe në botë, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur asnjë nga objektivat e tyre.

Kjo është arsyeja pse Presidenti Donald Trump po bën thirrje për negociata dhe ne po e shqyrtojmë këtë mundësi”, tha ai.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta mes dy vendeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse palët do të rikthehen në tryezën e bisedimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos