Afgani sulmon me thikë grupin e fëmijëve, dy viktima në Bavari

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 16:49 | Bota

Afgani sulmon me thikë grupin e fëmijëve, dy viktima në

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në Aschaffenburg në Bavari. Sipas mediave gjermane sulmi ndodhi në parkun Schöntal, në qendër të qytetit, ku autori sulmoi me thikë fëmijët e një kopshti që kishin dalë shëtitje me edukatoret.

Viktimat janë një burrë 41-vjeçar dhe një fëmijë 2-vjeçar, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar për mjekim në spital në gjendje të rëndë. Policia gjermane tha se kishte arrestuar autorin e dyshuar të sulmit në parkun në Aschaffenburg. Bëhet fjalë për një shtetas afgan 28-vjeçar, i cili aktualisht në paraburgim.

 

 
Afgani sulmon me thikë grupin e fëmijëve, dy viktima në

Arsyet e sulmit janë ende të paqarta. Lëvizja e trenit në stacionin jugor të qytetit u ndërpre për shkak se i dyshuari tentoi të arratisej nëpër shina.

Një person i dytë i ndaluar fillimisht nga policia u zbulua se nuk kishte lidhje me sulmin dhe aktualisht besohet të jetë dëshmitar. Pas sulmit, parku u mbyll për publikun, pasi u konsiderua i pasigurt dhe u mbajt nën vëzhgim nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos