Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë ndjerë të zhgënjyer nga mungesa e Vladimir Putin në Stamboll. Prezenca e Putin për bisedime me delegacionin ukrianas në Stamboll nuk u konfirmua kurrë nga Kremlini, por për Zelenskin ky ishte një mesazh se Putin nuk e do paqen.
“Edhe pse Rusia ka ardhur me një nivel shumë të ulët delegacioni, por vetëm për respekt të Donald Trump dhe Erdogan, jam i gatshëm të demonstrojë vullnetin e mirë për një paqe të përhershme. Vendosa ta dërgojë delegacionin në Stamboll, por jo të gjithë. Shefi i shërbimit sekret dhe shefi i shtabit nuk do të jenë atjë. Delegacioni do të drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes”, tha Zelensky, shkruan A2.
Vladimir Putin aktualisht nuk ka plane për të udhëtuar në Stamboll për bisedime paqeje me Ukrainën. Ky fakt është bërë i ditur nga Kremlini. Megjithatë, delegacioni rus në Stamboll është gati të takohet me të dërguarit ukrainas. Të pyëtur nga mediat në Turqi, delegacioni rus tha se kishin kompetenca të plota për të vepruar në emër të Vladimir Putin.
Nga ana e tij, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se e konsideron takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin, thelbësor për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. "Nuk mendoj se do të ndodhë diçka, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, derisa unë dhe Putin të takohemi", tha Trump në bordin e avionit në fluturimin nga Doha për në Abu Dhabi. "Por ne duhet ta zgjidhim problemin sepse shumë njerëz po vdesin", tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Trump siguroi se nuk ishte aspak i zhgënjyer që Putini nuk udhëtoi në Stamboll për bisedime me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Nuk besoja se Putini do të vinte në bisedime në Turqi nëse unë nuk do të isha atje”, tha ai në Katar.
Sakaq, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili nuk mori pjesë në negociatat e paqes në Stamboll, e komentoi takimin me fjalë të ashpra. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass, Lavrov e quajti presidentin ukrainas një “djalë të mjerë” sepse kishte kërkuar praninë e shefit të Kremlinit, Putin, në negociata. Lavrov foli gjithashtu ashpër për Berlinin, Parisin dhe Londrën. (A2 Televizion)