Alarmi nga ajri në Kiev, Antonio Costa dhe Stubb fshihen në zona të sigurta

Nga Erjon Dervishi
24 Gusht 2026, 23:06 | Bota

Një alarm për sulm ajror është dëgjuar në Kiev, ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidenti finlandez Alexander Stubb ndodhen ende në kryeqytetin ukrainas.

Sipas mediave ndërkombëtare të cilat konfirmuan për situatën, të dy udhëheqësit janë evakuuar në një strehimore të sigurt.

Ndërkohë bëhet e ditur se Presidenti lituanez njoftoi se vendi i tij është gati të dërgojë forcat e tij të armatosura në Ukrainë sapo kushtet ta lejojnë. "Që nga dita e parë, Lituania i është përkushtuar pa u lodhur grupit të të gatshmëve. Ne jemi gati të vendosim forca tokësore nga korpusi i inxhinierisë ushtarake, forcat ajrore dhe marina, si dhe një grup trajnerësh", shtoi politikani lituanez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos