Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

Nga Ornela Joti
24 Gusht 2026, 19:19 | Politikë

Një grup banorësh të Pogradecit janë pritur nga kryeministri Edi Rama në Vilën qeveritare, për t’i treguar për hallet dhe problemet e pazgjidhura në gjithë këto vite. Pasi kanë dalë nga takimi, janë shprehur të kënaqur, më shumë për faktin që i priti se sa për hallin që kishin.

Lajmi se kryeministri Edi Rama do të mblidhte ministra e drejtues politikë në Pogradec bëri që pranë vilës qeveritare në Drilon të mblidheshin qytetarë. Me shpresën se do ta takonin, për mediat treguan hallet, nga paratë e të përndjekurve dhe deri te pronat, shkruan A2CNN. 

Pas diskutimeve me kabinetin, ftoi brenda ambienteve qytetarët. Prej aty dolën të kënaqur, jo më shumë për zgjidhjen e halleve se sa për bisedën dhe faktin që përqafuan kreun e qeverisë.

Detyrat Rama i ndau sipas kompetencave. Madje, prej tyre përgjigje i japin si protestuesve ndaj Ramës, komenteve negative apo dhe qëndrimeve të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Rama qëndroi për dy ditë në Pogradec, ku së pari diskutoi me drejtuesit politikë mbi strategjinë e mazhorancës e më tej me ministrat mbi objektivat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos