Pas mbledhjes me ministrat, Rama: “Prani besnike” dhe “Pasqyrë Albania”, prioritetet e sezonit të ri

Nga A2 CNN
24 Gusht 2026, 23:00 | Politikë

Pas përfundimit të mbledhjes dyditore me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Pogradec, kryeministri Rama ka bërë të ditur disa nga prioritetet për sezonin e ri politik.

Rama tha se qeveria ka punuar intensivisht dhe se një pjesë e diskutimeve kanë ardhur si reflektim ndaj protestave të zhvilluara në Tiranë.

“Kemi përgatitur shumëçka tanimë, duke i dhënë dorën e fundit, pasi kemi punuar intensivisht edhe si reflektim i thelluar i asaj që nisi përpara se pushimet të ndërprisnin punën intensive të ditës. Kemi konsoliduar disa pozicione, qoftë lidhur me raportin qytetar-shtet dhe shtet-qytetar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Partia Socialiste do të ketë një qasje të re në territor, përmes asaj që e cilësoi si “prani besnike”, ndërsa foli edhe për programet e qeverisë.

“Kemi konsoliduar pozicionin lidhur me qasjen e re të partisë në territor, përmes pranisë besnike, dhe kemi konsoliduar disa pozicione në raport me vitin e dytë të disa programeve të qeverisë”.

Rama foli edhe për platformën “Pasqyrë Albania”, e cila, sipas tij, do të shërbejë si një kanal komunikimi dhe informimi në kohë reale mes qytetarëve dhe qeverisë. “Do të shtohet edhe Pasqyrë Albania, ku qytetari do të drejtohet për t’u informuar në kohë reale. Është një dritare ku secili ka autonominë e vet", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos