Britaniku me raketa sekrete, Putini me “zjarr”, Zelenski: Çizmet e carëve rusë nuk do shkelin kurrë ukrainasi

Nga Xhevahir Qardaku
24 Gusht 2026, 15:44 | Bota

“Putini shpreson se ne jemi lodhur. Ne e dimë që ai është i vdekshëm. Ai nuk na ka kuptuar kurrë. Tani është tepër vonë për të ta bëjë këtë. Ju donit të merrnit të gjithë Ukrainën, të gjithë tokën tonë, por në vend të kësaj keni humbur rafineritë tuaja të naftës, marinën tuaj, fitimet tuaja dhe një brez të tërë, të cilin e keni dërguar si top për mish.”

Presidenti Volodymyr Zelensky, pasi vendosi kurora me lule në ushtarët e rënë në përballjen me Rusinë, priti mysafirë të rëndësishëm në Kiev: Kryeministrin britanik, Andy Burnham dhe presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. BE vërshoi 6.1 miliardë euro ndihmë, ndërsa Londra i dorëzoi Ukrainës planprojektin për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

“Ukrainasit nuk do të jenë kalldrëm nën këmbët e carëve dhe sundimtarëve. Ukrainasit nuk do të nënshtrohen.”

“Pavarësisht kërcënimeve të egra të Rusisë ndaj vendit tim, ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Ky është momenti për të vazhduar presionin mbi Rusinë, momenti për të shtrydhur aftësinë e tyre për të financuar këtë luftë të paligjshme.”, tha Andy Burnham, kryeministër i Britanisë.

Rusia vijoi me kërcënimet në drejtim të Britanisë së Madhe.

“Britania në mënyrë metodike dhe të rregullt i hedh benzinë zjarrit dhe në mënyrë metodike dhe të rregullt kurdis skema për të parandaluar edhe përparimin më të vogël në procesin e zgjidhjes paqësore.”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Mesazhe në mbështetje të Ukrainës kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia, Franca dhe shumë vende të tjera të botës, veçanërisht për mbrojtjen e integritetit territorial. Në aspektin ushtarak, u mbajt një tjetër samit i “grupit të vullnetarëve”.

Në kampin e betejës, Rusia akuzoi Ukrainën se ka sulmuar një kopësht duke vrarë 2 fëmijë, ndërsa Kievi raportoi sulme në disa rajone, përfshirë Kharkiv ku njoftoi se ka pasur viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos