
Irani paralajmëroi se do të nisë një “sulm të rëndë” ndaj aseteve amerikane në Lindjen e Mesme nëse anijet e tij përballen me sulme të mëtejshme gjatë armëpushimit, raporton A2 CNN.
Të dyja palët shkëmbyen zjarr rreth Ngushticës së Hormuzit në ditët e fundit. Imazhet satelitore të njërës prej dy anijeve me flamur iranian të goditura nga një avion luftarak amerikan treguan tym që ende dilte nga anija një ditë pas sulmit.
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u takuan me kryeministrin e Katarit në Miami. Zyrtarët thanë më parë se po prisnin një përgjigje nga Teherani mbi një propozim për t'i dhënë fund konfliktit, shkruan A2 CNN.
Zyrtarët iranianë po e inkurajojnë popullsinë të konsumojë më pak energji elektrike dhe gaz, pasi bllokada amerikane ka ndërprerë rrjedhën e furnizimeve.
Ndërkohë, një anije transportuese me shumicë në Gjirin Persik raportoi se u godit nga një predhë e panjohur të dielën në mëngjes. Sipas raportimeve, mjeti lundrues mori flakë, që më pas u shuan. (A2 Televizion)