Çanta origjinale “Birkin” në Japoni, prezantohet pas një blerjeje rekord prej 10 mln dollarësh

Nga Rosalba Bejdo
12 Nëntor 2025, 15:18 | Bota

Çanta origjinale “Birkin” në Japoni, prezantohet pas

Çanta origjinale e bërë me porosi për aktoren Jane Birkin, e cila u bë një nga modelet ikonike të shekullit të 20-të, u zbulua për median në Tokio.

kompania japoneze që e prezantoi për publikun, e bleu atë për një shifër rekord prej 10 milionë dollarësh në një ankand në Paris në fillim të këtij viti.

Sipas gojëdhënave të modës, çanta e parë Birkin lindi kur aktorja dhe këngëtarja franko-britanike u ul pranë drejtorit ekzekutiv të Hermes, Jean-Louis Dumas, gjatë një fluturimi në vitin 1984 dhe i tha atij se si nënë e re kishte nevojë për një çantë elegante, por funksionale, shkruan A2 CNN.

Dumas menjëherë skicoi çantën drejtkëndëshe, me një hapësirë të dedikuar për shishet e foshnjave. Kompania e bëri atë për të, pastaj filloi t'i shiste publikut versione më të vogla. Dizajni u bë një hit dhe ka ndihmuar në nxitjen e rritjes së markës së modës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos