Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

Nga A2 CNN
4 Janar 2026, 22:28 | Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka komentuar arrestimin e Presidentit të Venezuelës, duke thënë se Amerika nuk do të lejojë që një komunist t’i vjedhë.

"Shoh shumë kritika në lidhje me naftën. Rreth 20 vjet më parë, Venezuela shpronësoi pronat amerikane të naftës dhe deri vonë, i përdori ato për t'u pasuruar dhe për të financuar aktivitetet e saj narko-terroriste. E kuptoj ankthin në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake, por a duhet ta lëmë një komunist të na vjedhë në hemisferën tonë pa bërë asgjë? Fuqitë e mëdha nuk sillen kështu", shkroi Vance në një postim në rrjetin social ‘X’.

Komentet Vance i bëri teksa iu përgjigj shqetësimeve, kryesisht atyre që burojnë nga baza MAGA e Trump, në lidhje me operacionin ushtarak në Venezuelë.

"SHBA-të, falë lidershipit të Presidentit Donald Trump, janë përsëri një fuqi e madhe. Të gjithë duhet ta marrin parasysh", përfundon Vance. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos