Dy avionë ushtarakë venezuelianë raportohet të kenë fluturuar në orët e fundit pranë një anijeje të Marinës Amerikane në ujëra ndërkombëtare.
"Ky veprim shumë provokues synon të ndërhyjë në operacionet tona kundër narkotikëve", tha Pentagoni.
"Karteli që vepron në Venezuelë këshillohet fuqimisht të mos pengojë, dekurajojë ose ndërhyjë më tej në operacionet kundër narkotikëve dhe terrorizmit të udhëhequra nga ushtria amerikane", shtohet në komunikatë.
Dy ditë më parë anijet luftarake amerikane të vendosur pranë Karaibeve sulmuan një varkë të nisur nga Venezuela, e cila sipas tyre transportonte sasi të mëdha lëndësh narkotike.
Sipas presidentit Trump, 11 narkotrafikantë u vranë teksa në radhët e ushtrisë amerikane nuk kishte asnjë të lënduar.
Presidenti Maduro, në një dalje televizive, pak ditë më parë, u shpreh se 7 anije amerikane ishin vendosur pranë Venezuelës, në një përshkallëzim të tensioneve në zonë që nuk kishte ndodhur në 100 vitet e fundit.
(A2 Televizion)