Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti! Dalin pamjet nga momenti

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 22:36 | Bota

Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti! Dalin pamjet

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake është rrëzuar dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi teksa F-16 po kryente prova për shfaqjen ajrore të Radomit që do të mbahet këtë fundjavë.

Siç shihet në videot e publikuara në rrjete sociale, avioni ka rënë brenda një baze ajrore dhe për fat të keq piloti humbi jetën, shkruan A2 CNN.

Nuk ka informacione shtesë mbi shkaqet e aksidentit ajror, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Latest Videos