Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për Mbrojtjen e Atdheut studentë, shkencëtarë dhe gazetarë.
Gazetarëve të huaj në SHBAkëtej e tutje do t'u duhet ta zgjasin çdo tetë muaj afatin e lejes së qendrimit. Për procedurën e zgjatjes së afatit duhet të aplikohet në Autoritetin e Emigracionit në SHBA, USCIS, gjë që nënkupton verifikime më të hollësishme. Deri tani pë rgazetarë p.sh. nga Gjermania leja e qendrimit lëshohej për deri në pesë vjet.
Në të ardhmen vizat për studiues do të jepen maksimumi deri në katër vjet, sikurse mësohet nga një publikim (28.08.2025) në fletoren zyrtare të SHBA-së. Deri tani studuiuesve u jepej vizë me kohëzgjatje në varësi të programit përkatës akademik, që në rast të studimeve për doktoraturë viza mund të jepej edhe për pesë vjet.
Kontroll më i mirë për ata që qendrojnë me vizë në SHBA
Rregullorja e re argumentohet me faktin, se qeveritë e mëparshme kanë lejuar, që të huajt "si studentë të përhershëm" siguronin qendrim üaafat në SHBA, deklaron Ministria e Mbrojtjes së Atdheut. "Kjo bart probleme sigurie dhe u kushton dollarë pafund taksapaguesve dhe u krijon disavantazhe shtetasve të SHBA-së." Rregullorja e re ka për qëllim të ndalojë abuzimet dhe t'u mundësojë autoriteteve që t'i kenë më mirë nën kontroll ata që qendrojnë me vizë në SHBA.
Ministria nuk dha të dhëna, se cilat disavantazhe u krijohen taksapaguesve në SHBA prej studiuesve nga jashtë. Studiuesit normalisht paguajnë tarifat e studimit duke qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për universitetet. Në vitin studimor 2023/24 kanë studiuar në SHBA rreth 1,1 milionë të huaj nga jashtë vendit, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.
Kritika nga shkollat e larta
Përfaqësues të sistemit të shkollave të larta i kriitkuan këto ndryshime të propozuara. Nëse rregullorja miratohet, studentë dhe shkencëtarë do të përballen "rregullisht dhe pa qenë ë nevojshme" me procedura aplikimi shtesë, në mënyrë që të mund të përfundojnë projektet e tyre, deklaroi kryetarja e Shoqatës së Presidentëve për Arsimin e Lartë dhe Migracionin, Miriam Feldblum. Kjo do të ngarkonte të gjithë procesin e punës në shkollat e larta. Po ashtu theksoi Feldblum, si rrjedhojë e pengesave më të mëdha burokratike gjjithnjë e më pak akademikë do të preferonin të vendosnin për studime në SHBA.
Qeveria e SHBA-së gjatë muajve të fundit, sipas të dhënave të veta, u ka anuluar rreth 6000 viza studentësh. Shumica e të prekurve janë nga Kina ose studentë, që kanë demonstruar në universitetet e tyre kundër veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Trump gjithashtu ka shkurtuar fonde mbështetjeje nga shteti miliarda dollarëshe për universitetet. Kongresi ndërkaq i ka rritur taksat për shkollat e larta private./ DW (A2 Televizion)