Sekretarja e shtypit e Donald Trump, Karoline Leavitt, është shprehur se Presidenti Donald Trump nuk është "i lumtur, por as i befasuar" për sulmin në Kiev gjatë ditës së sotme.
"Këto janë dy vende që kanë qenë në luftë për një kohë shumë të gjatë", tha Leavitt teksa iu përgjigj pyetjes së një gazetareje, shkruan A2 CNN.
"Rusia nisi këtë sulm ndaj Kievit dhe po ashtu, Ukraina kohët e fundit i dha një goditje rafinerive të naftës të Rusisë", tha ajo më tej.
Duke i bërë jehonë deklaratave të mëparshme të presidentit, ajo thotë se Trump dëshiron që lufta të përfundojë, por "udhëheqësit e të dy vendeve duhet të duan gjithashtu që lufta të përfundojë". (A2 Televizion)