Estonia miraton projektligjin që ndalon qytetarët rusë të votojnë në zgjedhjet lokale

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 19:35 | Bota

Estonia miraton projektligjin që ndalon qytetarët rusë të

Estonia ka miratuar një projektligj që ndalon qytetarët rusë dhe banorët jo të BE, që banojnë në vend të votojnë në zgjedhjet lokale.

Kryeministrja e Estonisë Kristen Michal tha se masa ishte "një fitore për të gjithë", duke shtuar në platformën 'X': "Vendimet në jetën tonë lokale nuk do të merren nga qytetarët e shteteve agresore, por ne do të vendosim vetë".

Kufizimet, nëse nënshkruhen në ligj, do të ndalojnë qytetarët rusë dhe qytetarët jo-BE të votojnë, shkruan A2 CNN.

Gati 80,000 qytetarë rusë kanë një leje qëndrimi në Estoni, një ish-republikë sovjetike e cila rifitoi pavarësinë e saj në 1991.

Kujtojmë se që pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, shumica e shteteve të Europës janë bërë bashkë për të kundërshtuar agresionin rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos