BE kërkon forcimin e kufivje europianë, takim urgjent të martën pas krizës në Spanjë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2026, 08:19 | Bota

BE kërkon forcimin e kufivje europianë, takim urgjent të

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për “veprim të bashkuar” të vendeve të Bashkimit Europian për forcimin e sigurisë kufitare, pas fluksit masiv të emigrantëve nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës.

Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 69 mijë e 500 emigrantë janë kthyer tashmë në Marok, një shifër dukshëm më e lartë se vlerësimi fillestar prej rreth 50 mijë personash. Bilanci zyrtar i viktimave në anën spanjolle të kufirit është 72 persona, ndërsa 11 të tjerë kanë humbur jetën në territorin maroken.

Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së pritet të zhvillojnë të martën një takim urgjent përmes videokonferencës, ku kriza në Ceuta do të jetë në qendër të diskutimeve.

Në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, Von der Leyen vlerësoi menaxhimin e shpejtë të situatës, por theksoi se incidenti tregoi nevojën për forcimin e mëtejshëm të kufijve europianë në pikat kritike.

Ajo kërkoi monitorim të vazhdueshëm dhe përdorimin e barrierave fizike aty ku është e nevojshme, duke nënvizuar se mbrojtja e kufijve të jashtëm është përgjegjësi e përbashkët e Evropës.

Kriza ka shkaktuar tensione mes disa vendeve anëtare. Italia pezulloi përkohësisht zbatimin e marrëveshjes së Shengenit me Spanjën, ndërsa Finlanda dhe Danimarka mbështetën vendimin. Kryeministri çek Andrej Babiš kërkoi gjithashtu pezullimin e përkohshëm të Spanjës nga zona Shengen.

Sánchez reagoi ashpër ndaj kritikave, duke theksuar se Ceuta nuk është pjesë e zonës Shengen dhe duke akuzuar disa qeveri europiane se po sulmonin Spanjën për arsye politike.

Von der Leyen propozoi pesë prioritete: parandalimin e emigracionit të parregullt përmes bashkëpunimit me vendet partnere, forcimin e kufijve të jashtëm, sistemet e paralajmërimit të hershëm, goditjen e rrjeteve të trafikantëve dhe rritjen e kthimeve të emigrantëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos